Martino: Shifra e Bale, ofendim për botën ku jetojmë

Santiago Bernabeu vishet për galanë e prezantimit të Gareth Bale. Lajmi i raportuar nga mediat spanjolle që dokumentojnë në foto se Reali ka ngritur tashmë në stadiumin e tij skenën për prezantimin e uellsianit e forcon akomë më tepër bindjen se shumë shpejt Bale do të jetë “Blanc”, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Shifrat që përfliten janë me të vërtet të çmendura, vërtiten rreth shumës së 100 milionë eurove, shifër që gjeneron dhe thumbin e parë të trajnerit të ri të Barcelonës Tata Martino për rivalët historikë.

Tekniku argjentinas hap zyrtarizht el klasikon verbal në sallën e konferencës së shtypit në vigjilje të sfidës me Malagan.

“Si ndihem për faktin se Real Madrid do të transferojë Bale për 100 milionë euro? Bale është një futbollist shumë i mirë. Se në cfarë mënyre do ta sistemojnë prezencën e tij në skuadër punë e tyre. Gjithsesi shifrat që përfliten më duken si një mungesë respekti ndaj botës ku jetojmë”, është shprehur në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes Malaga-Barcelona tekniku argjentinas.

A do të mjaftojë kaq për të ndezur polemikat në aksin Madrid–Barcelonë, mbetet për tu parë , gjithsesi në Katalunjë kanë gjëra më të rëndësishme për të menduar, si për shembull Lionel Messi.

Tashmë mungesa e tij në ndeshjen me Malagan është zyrtare, me argjentinasin që nuk u grumbulluar për sfidën e rradhës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button