fbpx

Jamie Dornan pasurohet nga ‘Fifty Shades of Grey’

Jamie Dornan mund të fusë në xhep rreth 5 milionë dollarë për të interpretuar sërish personazhin Christian Grey në filmin e dytë të sagës ‘Fifty Shades of Grey’.

Mendohej se aktori do të hiqte dorë nga dy filmat e tjerë pasi bashkëshortja e tij nuk ndihej rehat me skenat e “nxehta”, por sipas ‘Daily Star’, rritja e pagës në mënyrë të konsiderueshme ka bërë që aktori të ndërrojë mendje.

Për filmin e parë, Dornan është paguar 100 000 dollarë, ndërsa kontrata e re do e shumëfishojë fitimin e tij.

“Jamie ka nënshkruar kontratën e re dhe është shumë i kënaqur, oferta ishte shumë e mirë për t’u refuzuar. Ai ishte gati të tërhiqej nga roli pasi mendonte se Christian Grey do i dëmtonte karrierën, por mendjen ia ktheu oferta e majme”, thotë një burim anonim për ‘Daily Star’./ Tch

Lajme të ngjashme

Back to top button