Horoskopi ditor, e shtunë 5 dhjetor 2020

Dashi
Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish nuk do bini dakord për shume gjera. Debatet dhe mosmarrëveshjet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret gjithashtu do jene te pafat dhe nuk do arrijnë dot te bëjnë për vete ndonjë person. Venusi do jete i pozicionuar keq ne sektorin e financave. Ne çdo moment priten vështirësi
pa fund.

Demi
Konfigurimi i Marsit do jete shume pozitiv sot për jetën sentimentale te çifteve. Do flisni hapur për gjithçka dhe do i zgjidhni mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet ende te presin pak kohe. Ne planin financiar mire është te mos ndërmerrni asnjë lloj rreziku sepse përndryshe
situata do ju dale jashtë kontrollit.

Binjaket
Do keni me shume se kurrë besim tek partneri juaj sot dhe marrëdhënia me te do jete shume me e ngrohte. Do i zgjidhni edhe disa probleme te se shkuarës. Beqaret do kenë probleme serioze nëse hidhen ne krahët e te panjohurve. Fatmirësisht financat do jene te bekuara dhe do mund te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme. Disa mund te heqin edhe disa para mënjanë.

Gaforrja
Dite tejet e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do keni edhe mosmarrëveshje te cilat nuk do arrini dot t’i zgjidhni menjëherë. Beqaret duhet te joshin vetëm një person, jo te shohin edhe te tjerë sepse do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar do e gjeni zgjidhjen dhe do dilni shpejt nga gjendja e
paqëndrueshme.

Luani
Marrëdhënia ne çift do jete goxha e qëndrueshme gjate kësaj dite. Yjet do ju nxitin te tregoheni tolerante dhe bashkëpunues, kështu qe do e kaloni shpejt gjendjen e paqëndrueshme. Beqaret do jene te paduruar dhe ka rrezik te hedhin hapa te gabuara. Ne planin financiar duhet t’i bëni sytë katër ne mënyrë qe te mos rrezikoni ne asnjë moment. Ju mundeni t’ia dilni mbanë.

Virgjeresha
Jeta ne çift do jete e këndshme gjate gjithë kësaj dite. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni me partnerin dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do ndërmarrin edhe rreziqe vetëm për te arritur atë qe duan. Yjet do i favorizojnë. Ne planin financiar mund te përballeni me surpriza te këqija për shkak te pamaturisë se treguar kohet
e fundit.

Peshorja
Do kaloni momente te mrekullueshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do doni te mos ndaheni për asnjë çast. Shprehini ndjenjat ashtu si t’i keni ne zemër. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë personave qe gjoja do kërkojnë t’i ndihmojnë për te gjetur dashurinë sepse mund te zhgënjehen. Gjendja e financave do mbetet e mire gjithë kohës.
Do kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme.

Akrepi
Do merreni vesh sot me atë qe keni ne krah dhe me ne fund do i zgjidhni dyshimet qe keni pasur. Marrëdhënia ne çift do jete e ngrohte. Beqaret do jene gjithë ditën ne kërkim te princit te kaltër, por me shume gjase nuk do e gjejnë dot atë. Për financat do jete një dite e favorshme. Do arrini te kryeni edhe shpenzimet e domosdoshme edhe do
hiqni disa para mënjanë.

Shigjetari
Dite shume e qete dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne krahët e partnerit do përjetoni emocione te mëdha si kurrë me pare. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse ka çështje te tjera shume me te rëndësishme për ta. Ne planin financiar nuk do dilni lehtësisht nga gjendja problematike,
përkundrazi ndonjëherë do ju duket sikur nuk keni shpëtim.

Bricjapi
Dite shume e veçante kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Pasioni here pas here do ndizet flake dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Beqaret do realizojnë një takim serioz i cili shume shpejt do ua ndryshoje rutinën e jetës. Zemra do ju rrahe me shpejt se zakonisht. Çështjet financiare do jene te turbullta, prandaj do ju duhet mund dhe sakrifica për ta ndryshuar situatën.

Ujori
Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne nj lidhje. Ne çdo moment do provoni eksperienca te reja dhe partneri do ju mbaje gjithmonë ne pëllëmbe te dorës. Beqaret duhet te bëjnë kujdes me personat qe do joshin sepse ne ndonjë moment situata do ju dale tërësisht jashtë kontrollit. Buxheti nuk do jete i ke, megjithatë çdo shpenzim
duhet ta kryeni me maturi e kujdes.

Peshqit
Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ju qe jeni ne një lidhje sepse çdo gjë do ju ece për mrekulli ne çift. Beqaret do ndihen me te kënaqur se kurrë me pare dhe do i pranojnë ftesat e disa personave. Shume shpejt gjerat kane për te ndryshuar për ta. Gjendja e financave do mbetet goxha delikate. Mundohuni qe njëherë për njëherë te mos
shpenzoni shuma te mëdha.

Lajme të ngjashme

Back to top button