“Në Prizren me kryeministrin Thaçi” (Foto)

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama gjendet këto ditën në Prizren me rastin e aktivitetit kulturor “Dokufest”.

Kreu i PS-së, duket se ka kaluar në një atmosferë mjaft të këndshme në qytetin kosovar, i shoqëruar nga kryeministri Thaçi, ministri i ri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe disa miq të tjerë. 

Rama deshi ta ndante këtë moment me miqtë e tij në “Facebook”, teksa postoi disa foto nga aktiviteti, ku shihet me kryeministrin Thaçi dhe pjesëmarrës të tjerë në “Dokufest”. 

“Në Prizren me kryeministrin Thaçi, me kolegë dhe miq, brenda kornizës së mrekullueshme të “Dokufest”, një aktivitet kulturor me përmasa evropiane, që vitin tjetër do mbështetet edhe nga qeveria e Shqipërisë.

Një kalendar i përbashkët vjetor ngjarjesh kulturore do të jetë një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare”, shkruan Rama./Shekulli

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images12/Rama-Thaci6.jpg?resize=589%2C391

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images12/Rama-THaci-8.jpg?resize=592%2C394

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images12/Rama-Thaci3.jpg?resize=593%2C395

Lajme të ngjashme

Back to top button