Orav nuk komenton gjuhën e urrejtjes të Stavrevskit dhe Jankullovskës

Ambasadori i BE-së në Shkup Aivo Orav shmangi komentet rreth sharjeve dhe fyerjeve që ministrat Zoran Stavreski dhe Gordana Jankullovska i bënë në drejtim të tij. “Nuk do t’i komentoj”, kjo ishte përgjigjja e shkurtër e shefit të delegacionit të BE-së, ndaj bisedave që përmbanin fjalor urrejtje ndaj tij, transmeton Alsat M. Në audio incizimet që kreu i opozitës Zoran Zaev shpalosi në kuadër të “bombës së 6” dëgjoheshin se si Stavrevski thekson fjalë të rënda ndaj ambasadorit i cili  siç thotë ai, përmes ndihmës prej 20 milion eurosh përpiqet t’i hyjë në thesar.

Biseda telefonike mes Zoran Zaevit dhe Gordana Jankullovska

Asgjë. Më kërkoi shefi, i shpjegoja diçka lidhur me padinë ndaj Orav kopilit. Ai fare nuk më do.
Çfarë problemi ka?
E ka paditur për financa. Gjoja se fondet IPA nuk janë shfrytëzuar dhe fajin e kanë ministria e Financave dhe ajo e Ekologjisë. Katundarë.
Është i frustruar.
Ashtu. Sepse nuk i dëgjoj, dhe e dyta sepse më ofrojnë mbështetje buxhetore prej 20 milion euro ndërsa me këtë duan të hyjnë në thesar dhe të gërmojnë aty.
Dhe nuk është vetëm kjo, por ai është i frustruar që nuk mund të ndikoj.
Ashtu.
Nuk ka autoritet dhe nga brenda e nxitin në këtë bazë, sepse aty askush nuk na dëshiron neve.
Le mos të më duan. Tërë kohën hedhin helm, por në esencë, kopilë të korruptuar.
Po bre po. Po, po.

Nga delegacioni i BE-së nuk deshën t’i komentonin këto biseda por përsëritën qëndrimin për aferën e përgjimeve, hetim të plotë të materialeve në kuadër të institucioneve kompetente në përputhje me parimet e sundimit të së drejtës, pavarësisë dhe transparencës

Lajme të ngjashme

Back to top button