fbpx

Hulumtim : Institucionet ushtarake me besueshmëri më të lartë në Maqedoni

Sipas hulumtimit të mendimit publik të realizuar në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi nga Qendra për Hulumtim dhe krijim të politikave (QHKP), qytetarët nga rajoni më së shumti u besojnë institucioneve ushtarake shtetërore dhe ndërkombëtare.

Në Maqedoni dhe Serbi institucionet me besueshmëri më tëmadhe janë instituciont ushtarake shtetërore (71.5% e të anketuarëve në Maqedoni dhe 69% e  të anketuarëve në Serbi), ndërsa  në Shqipëri dhe Kosovë ato ndërkombëtare si NATO (71% e të anketuarëve në Shqipëri) dhe KFOR (67% e të anketuarëve në Kosovë). Në Shqipëri, ushtria shtetërore rradhitet e treta sipas besimit të qytetarëve (44%), tregojnë të dhënat e hulumtimit të QHKP.

Ushtria shtetërore rangohet e katërta (69%) nga të anketuarit në Mal të Zi, duke pasur parasysh që qytetarët më së shumti besojnë në sistemin shëndetësor (60.3%) dhe atë arsimor (58.7%) sidhe në Kishën ortodokse sërbe (55.6%). Në Bosnjë dhe Hercegovinë ushtria shtetërore rradhitet institucioni i dytë sipas besueshmërisë së qytetarëve (62%) përderisa më së shumti besohet në punën e ndërmarrjeve publike komunale (63.1%).

Shpjegimet për këto rradhitje ndryshojnë nga shteti në shtet.

Gjergji Vurmo nga IDM në Shqipëri, besimin e lartë në NATO (71%) (i cili është më i lartë se besimi në cilindo institucion shtetërorë) e shpjegon me perceptimin publik se institucionet shtetërore janë të korruptuara dhe si pasojë qytetarët e drejtojnë besimin e tyre nga institucionet ndërkombëtare. Qëndresa Sulejmani nga CRPM konsideron se në Maqedoni ushtria është e distancuar nga çështjet publike dhe nga ajo nuk dëgjojmë për skandale të mëdha, andaj dhe qytetarët nuk kanë arsye të mos i besojnë. Irina Rizmal nga CEAS Serbi pohon se ushtria në Serbi tradicionalisht ka pasur besueshmëri të lartë dhe nuk është prekur nga krimet e luftës që shpesh lidhen me të, meqë ushtria shikohet si institucioni që i mbron qytetarët.

Sa u përket subjekteve me besueshmëri më të ulët, në katër nga gjashtë shtetet, partitë politike janë në fundin e tabelës. Besueshmëri të vogël kanë dhe gjykatat dhe kuvendet shtetërore.

Hulumtimi i mendimit publik u realizua në korrnizat e proektit “Avokim për qeversije të hapur” i finansuar nga Bashkimi europian i cili implementohet në gjashtë shtete të rajonit. Në Maqedoni anketa u realizua në gusht të vitit 2014.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close