Shqetësimi për ajrin e ndotur, “EcoGuerila” i shkruan ambasadorit amerikan

“EcoGuerila” i ka shkruar një letër ambasadorit amerikan në Shkup Jess L. Baily, ku thuhet se Maqedonia ka thyer të drejtat e njeriut  si dhe konventat ndërkombëtare që janë të lidhura me të drejtat e njeriut për ambient të pastër.

Në letrën dërguar ambasadorit amerikan në Shkup thuhet:

I nderuar Ambasador, Jess L. Baily

Lajmin për marrjen e vizave hyrëse në SHBA për personat nga Maqedonia të përfshirë në korrupsion, larje parash dhe thyerje të të drejtave të njeriut e vlerësojmë si një kontribut të rëndësishëm drejt përmbushjes së misionit për instalimin e një demokracie funksionale dhe liberale në Maqedoni.

Një demokraci, ku në rend të parë do të jenë interesat e qytetarëve dhe vetëm qytetarëve, ku do të ketë sundim rendit ligjor dhe respektim të të drejtave të njeriut. Si Lëvizje EcoGuerilla jemi angazhuar dhe vazhdojmë të punojmë drejt mbrojtjes së të drejtës universale për ambient të pastër, për respektimin e të drejtës kushtetuese që buron nga Neni 43 e që garanton ajër të pastër për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe për zbatim të plotë dhe pa lajthitje të Ligjit për mbrojtjen e ambientit, i miratuar nga Parlamenti i vendit tonë në vitin 2005.

Edhe përskaj obligimit ligjor, Jugohrom në vazhdimësi ka fituar lejen e punës pa mos respektuar as kushtet minimale për mbrojtjen e ambientit. Vetëm gjatë vitit 2014, Jugohrom në moment të fundit aplikoi dhe mori lejen e punës, edhe pse as që kishte filluar procedurën e instalimit të filtrave në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e ambientit. Me këtë besojmë se JANË THYER TË DREJTAT E NJERIUT NGA NENI 43 E KUSHTETUTËS SË MAQEDONISË si dhe nga KONVENTAT NDËRKOMBËTARE që janë të lidhura me të drejtën e njeriut për ambient të pastër. Po ashtu, dyshojmë se prapa gjithë këtyre shkeljeve ligjore fshihet KORRUPSIONI, të cilin duhet ta hetojnë organet kompetente. Në bazë të matjeve zyrtare nga ana e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, gjatë vitit 2014 Tetova ka numëruar 309 ditë me ajër të ndotur mbi kufirin e lejuar prej 50 µg/m3 PM10, kurse gjatë muajit Janar të vitit 2015 nuk është regjistruar asnjë ditë me ndotje nën kufirin e lejuar.

Ekspozimi i këtillë ndaj ndotjes enorme, në bazë të hulumtimeve tona, ka ndikuar në rritjen e numrit të të sëmurëve me grip, bronhit, alergji, astmë dhe sëmundje tjera respirative. Ajo që është ende më shqetësuese është rritja e numrit të të sëmurëve nga kanceri, i cili sipas statistikave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik (IPSH) të Maqedonisë, nga viti 2010 derii më 2013-të ky numër është rritur për plot 80%. Gjithashtu rritje të madhe ka shënuar steriliteti i meshkujve, si rezultat i faktorëve të jashtëm, ku faktor kryesor është ndotja e ajrit

 

Lajme të ngjashme

Back to top button