fbpx

Barazimi nuk kënaqi Allegrin

Derbi i Italisë mes Romës dhe Juventusit përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Pas këtij barazimi, Bianconerër kanë 9 pikë me shumë se Giallorossët.

Por, Massimiliano Allegri është i zhgënjyer që Juventusi nuk arriti ta mbajë epërsinë ndaj Romës 0:1 deri në fund të takimit, edhe pse 27 minuta luajti me një lojtar më shumë.

“Unë kam qenë i lumtur deri në minutën e 70 sepse ekipi ka luajtur një lojë vërtetë të madhe. Por, ne pastaj u ndalem dhe nuk e bëmë atë që kishin planifikuar ta bëjmë në nivelin teknik”m, ka deklaruar Allegri.

“Roma nga ka bërë presion dhe ne kemi mundur ta humbin ndeshjen. Si rezultat, ne dalim nga fusha të zhgënjyer. Kjo është ndeshje e tretë radhazi që luajmë si mysafirë (Roma, Cesena e Udinese) dhe nuk arrijmë të fitojmë”, ka theksuar ish trajneri i Milanit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close