Aksion policor: Arrestohet ish shefi i Policisë së Gostivarit!

­ Në aksionin e Sektorit për krim të organizuar mbrëmë në Gostivar janë arrestuar më shumë persona. Sipas informacioneve fillestare, në mesin e tyre ka policë prej të cilëve njëri është ish­komandant i stacionit policor të Gostivarit.

Nga MPB­ja konfirmojnë se kanë zbatuar një aksion dhe se ka të arrestuar, por nuk zbulojnë saktë se për kë bëhet fjalë dhe pse janë dyshuar. Më shumë detaje paralajmërojnë për sot. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për persona të cilët janë të involvuar në aktivitete që lidhen me aksionin e zbatuar para ca kohësh “Çekani”.

Atëherë u arrestuan noterë, fajdexhi dhe përmbarues, të dyshuar për “grupe kriminale”, “ryshfet”, “fajde” dhe “larje parash”, të cilët kanë vepruar në rajonin e Maqedonisë Perëndimore

Lajme të ngjashme

Back to top button