Vazhdohet paraburgimi i gazetarit Kezharovski

Gjykata penale Shkup 1, dje në burgun hetues “Shkup” i ka dorëzuar vendim gazetarit Tomsillav Kezharovski ku shkruan se gjyqi për herë të katërt ia vazhdon masën e paraburgimit prej 30 ditëve, njofton “Nova Makedonija”. 

Gazetari Kezharovski do të mbetet në paraburgim në burgun hetues “Shkup” së paku edhe 30 ditë.

Vendim të këtillë Gjykata penale Shkup 1 ka sjellë me arsyetimin se paraburgimi gazetarit i vazhdohet për shkak të rrezikut që Kezharovski të ikë, dhe të mos marrë pjesë në seancat e rastiti “Likuidimi”. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button