Përsëri dhunë në Hong Kong (Video)

Më shumë se 30 veta janë arrestuar kur një grup i rreth 400 demonstruesve në Hong Kong u ndeshen me policinë.

Protestuesit në Yuen Long, në territorin shumë afër Kinës, kanë kërkuar “ndalimin e hyrjeve të tepërta” dhe “rrëzimin e Partisë Komuniste kineze”, pasi që u ankuan për të ashtuquajturit tregtarët paralelë, të cilët blejnë mallra në Hong Kong dhe i shesin me fitime përtej kufirit.

Sipas medieve të huaja, demonstruesit kanë bllokuar rrugën kryesore me kazanë të mbeturinave, duke bllokuar trafikun, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, shtohet se policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës, duke lënduar disa protestues – një protestuese femër ka pasur gjakderdhje nga hunda pasi policia e kishte tërhequr zvarrë.

Zyrtarët policorë kanë thënë se 36 veta, të moshës 13 deri 74 vjeçe janë arrestuar për vepra penale, duke përfshirë edhe mbajtjen e armëve, prishje të rendit dhe konflikt.

Demonstratat vijnë pas disa të tjerave të ndodhura së fundmi nëpërmjet së cilave kërkohet për nacionalizëm më të madh nga Hong Kongu, madje edhe pavarësi nga Kina.

Edhe para rreth tre muajsh në Hong Kong patën ndodhur protesta masive, të cilat për qëllim kishin kundërshtimin e regjimit kinez. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button