Conte: Juve favorite me pak shpenzime

“Fitoret nuk janë kurrë të sigurta, edhe kur një skuadër niset e favorizuar nga parashikimet, apo kur ka fituar dy tituj kampionë rradhazi.

Nuk mund të mjaftohemi me rolin e të favorizuarve për kampionatin, por duhet ta demonstrojmë forcën tonë në fushë”.

Antonio Conte në vigjilje të Sampdoria – Juventus, është gati për të hyrë në histori.

“ Titulli i tretë  rradhazi do të ishte historik, por do të jetë e vështirë. Ma thotë eksperienca ime si futbollisti. Në 2 vjet kemi fituar 4 trofe nga 7 që ishin në dispozicion, janë numra impresive, kjo edhe pasi dy vjet më parë objektivi ynë ishte që të mund të synonim titullin vetëm duke filluar nga ky sezon që pritet të nisë. Është e drejtë të konsiderohemi favoritë për titullin, por jo gjithmonë fiton ai që ka favoret e parashikimeve. Dy vjet më parë askush nuk do të vinte bast për ne, por ne fituam”, transmeton supersport.

Sampdoria mund të konsiderohet si macja e zezë e Juventusit edhe pse bardhezinjtë janë përforcuar akomë më tepër në merkato me blerje të rëndësishme si Tevez, Lorente apo Ogbona.

“ Vitin e kaluar humbëm dy herë kundër Sampdorias, uroj që gjërat të ndryshojnë, është një skuadër e shkëlqyer me të rinj, Delio Rosi është një mjeshtër, po punojmë për vështirësitë që do të hasim, duam ta nisim mirë, dhe besoj te dëshira e djemve të mi për të marrë menjëherë kreyn e klasifikimit. Merkato? Është dicka mes meje dhe klubit, i kemi idetë të qarta, kemi ende disa ditë për të punuar për të bërë ato që i kemi thënë njëri tjetrit”.

Më pas Conte vlerësoi markision që do ti mungojë për thuajse një muaj duke mohuar që të eksitojë një cështje Jorente me mediat italiane që kanë raportuar se trajneri është i pakqnëaur me formën e sulmuesit bask.

Lajme të ngjashme

Back to top button