Pika për donimin e mjeteve shkollore, ushqimit dhe veshjeve

Në prritje të vitit të ri shkollor 2013/2014, disa shoqata organizojnë aksion humanitar për grumbullimin e mjeteve shkollore, ushqim dhe veshje.

Aksioni do të realizohet sot, prej orës 10 deri në orën 13, në pikat për dhurim në marketet e “Tineksit”-it në Shkup (Zebra dhe Rade Konçar), Ohër dhe Shtip.

“Në aksion do të mund të dhurohen mjete shkollore, por gjithashtu edhe ushqim, veshje dhe gjithçka që do të kontribuonte që fillimi i vitit shkollor të jetë i lumtur dhe i suksesshëm edhe për fëmijët e familjeve të rrezikuara sociale”, kumtuan organizatorët.

Aksioni i organizatave joqeveritare Arti i të jetuarit-Art lajf, SUNA dhe Banka për ushqim e Maqedonisë është pjesë e aktiviteteve për luftë kundër varfërisë./ Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button