Lojtarët të cilëve do i ndryshohet statusi me ardhjen e Bale

Me lajmet e fundit që tregojnë se Bale do të transferohet në Real Madrid është koha të tregojmë pasojat që sjell ardhja e tij. Pa dyshim që njëri ndër kushtet e transferimit të tij do të jetë edhe roli startues, por cilët lojtarë do të vuajnë ?

A do të vuajnë të rinjtë ? A do të ketë bashkëpunim apo rivalitet mes Ronaldos dhe Bale ? A vlen Bale për shumën që do të shitet ?

Më poshtë kemi  përgaditur një listë të lojtarëve të cilët janë të rrezikuar dhe të cilët do të përfitojnë me ardhjen e Bale.

1.Jese

Në shkurt të këtij viti u raportua se Jese mund të largohet nga ekipi, por më pas 20 vjeçari nënshkroi një tjetër kontratë dhe e vulosi të ardhmen e tij te Reali.

Mirëpo, e tëra kjo mund të ndryshoj me ardhjen e Bale. Jese luan në të njejtën pozitë si Cristiano Ronaldo dhe ai pati pak shpresa për ta marrë këtë pozitë, por me një ardhje të mundshme të Bale, shansat e tij do të zvogëlohen edhe më shumë.

Nëse Jese do e lë klubin, kjo sigurisht do të jetë për shak ardhjes së Bale.

2.Alvaro Morata

Trajneri Carlo Ancheloti tashmë ka treguar se ka besim në sulmuesin Alvaro Morata duke e futur atë që në lojën e parë të sezonit. Por 20 vjeçari mund të kthehet sërish në pankinë nëse Bale transferohet në Madrid.

Pasi Bale luan në pozitën e Ronaldos, ai do të luajë në rolin e sulmuesit dhe Morata do të bëhet opsioni i tretë i Anchelotit.

Morata luajti vetëm 12 ndeshje sezonin e kaluar dhe pritet që këtë sezon ky numër të rritet, por me ardhjen e Bale kjo është vështirë të ndodh.

3. Mesut Ozil

Në të gjitha garat që morri pjesë Reali në vitin e kaluar, Mesut Ozil realizoi 35 asiste të pabesueshme.Nëse dikush do të përfitoj me ardhjen e Bale , është Ozil.

Ozil ka një aftësi të mrekullueshme për krijimin e shanseve dhe pasimin e topit në mënyrë fenomenale.Me shpejtësinë e Bale ata do të jenë kombinim i mrekullueshëm.

Për Gjermanin do të ishte e mrekullueshme që të pasonte për Bale dhe Ronaldon e kjo do bëntë që ai të tregojë super aftësitë që ka.

Si playmaker, duke imagjinuar se sa gola do të shënohen nga pasimet e tij te Ronaldo dhe Bale, ai sigurisht është shumë i fascinuar.

4. Karim Benzema

Duke shikuar statistikat e Karim Benzemas sezonin e fundit , ka një rënie të dukshme.Para 2 viteve Francezi shënoi 21 gola në La Liga duke lënë gojëhapur të gjithë, ndërsa sezonin e kaluar ai e mbylli vetëm me 11 gola.

Ardhja e Bale, për Benzeman mund të ketë edhe efekt pozitiv edhe negativ.Duke filluar me atë pozitiv, me largimin e Higuain, atij i mbetej i tërë presioni për të shënuar, dhe me ardhjen e Bale, Cristiano do merte pozitën e tij dhe kjo i mundëson atij që të mos ketë aq shumë presion. Por kjo bën që Benzema të mos jetë më në formacionin startues, por si një rezervë.

5.Cristiano Ronaldo

Bale dhe Cristiano Ronaldo ? A nuk do të ishte ky kombinimi më i mirë që bota ka parë ndonjëherë ? Por i tërë problemi është se a do të mund të bashkëpunojnë këta dy lojtarë ?

Për vite me rradhë është duke u dëshmuar se super yjet nuk mund të luajnë me njëri tjetrin.Edhe pse po të bashkëpunojnë këta dy do të bëjnë një forcë të pamposhtur sulmuese.

Kthehemi në vitin 2009 kur Ronaldo theu rekordin duke u transferuar nga Manchester United në Real Madrid për një shumë rreth 80 milionë euro.Duke e ditur krenarinë e tij dhe aftësitë e tij, është e lehtë që të kuptohet se atij i pëlqen titulli i lojtarit më të shtrenjtë.

Ecim përpara në sezonin e kaluar kur ai u shpreh se ndihet i “pikëlluar” në ekip dhe gjërat kanë ndryshuar shumë.

Që atëherë Real Madridi ka bërë çmos që ta bind atë se ai është figura kryesore e Realit dhe ta bindë atë të nënshkruajë kontratë të re.

Tani flasim në aspektin e transferit të Garreth Bale.Real Madridi dëshiron që Ronaldo dhe Bale të luajnë së bashku dhe ta bind Ronaldon që ai është lojtari më i rëndësishëm i klubit.Jo vetëm thyerja e rekordit të tij me ardhjen e Bale, ata kërkojnë që t’ia ndërrojnë pozitën nga mesfushor i majtë në sulmues.Po i tregojnë Ronaldos se ai është figura e ekipit duke i kërkuar atij që t’ja dorëzojë pozitën e tij lojtarit i cili theu rekordin e tij.Sipas të gjitha gjasave, kjo mund të përfundojë shumë keq.

6. A vlen Bale për atë shumë ?

Duke u treguar të sinqertë, askush nuk do të pajtohej se lojtari është i vlefshëm për atë shumë që Totenhemi po kërkon për Garreth Bale.Por a është Real Madridi i gatshëm ta ofrojë këtë shumë për 24 vjeçarin ?

Reali nuk do të zhgënjehej me transferimin e Bale, por klubi nuk do ta shikojë Bale si transferin më të mirë në histori.

Ardhja e tij në Bernabeu mund ta ndryshojë tërë skuadrën. Duke bërë kështu kaos, me ndërimin e pozitave të shumë lojtarëve dhe me largimin nga klubi të shumë prej tyre.

Spanja ka një lojë tepër të ndryshme me atë të Anglisë, por kjo nuk do të thotë që Bale do të dështojë, përkundrazi ai do të ketë sukses të madh te Reali.Por i tërë problemi është se me çka i kushton suksesi i Bale , Realit ?

Nëse suksesi personal i 24 vjeçarit bën që Realit ti largohen shumë lojtarë të tjerë, a mund të quhet kjo sukses ? Do të ishte më mirë sikur klubi të transferonte ndonjë sulmues sesa Bale , i cili mund të shkaktojë një kaos të vërtet te Reali.

Ardhja e tij mund të jetë jubilare, por mund të jetë edhe shumë e rrezikshme duke bërë që shumë lojtarë të zbrapsen. A është i gatshëm Reali të përballet me këto pasoja… ?

Lajme të ngjashme

Back to top button