Stërvitja ushtarake shqiptaro-britanike

Kanë zbritur në Rinas trupat britanike të aviacionit që do të marrin pjesë në stërvitjen më të madhe të organizuar ndonjëherë mes dy forcave ushtarake, të emërtuar “Luani Shqiptar 2013”.

Gjeneral Gjunkshi tha se kjo stërvitje është pjesë e rëndësishme e forcave të armatosura shqiptare, ndërsa ambasadori britanik në Shqipëri u shpreh se pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe kudo në Evropë ka vetëm një armik: terrorizmi.

Gjeneral Gjunkshi tha se kjo stërvitje do të përfshijë një numër të madh anijesh, helikopterësh dhe avionësh luftarakë. “Qëllimi i kësaj stërvitjeje është kryerja e operacioneve të zbarkimit, transportit dhe evakuimit duke angazhuar forcat të detit dhe ajrit”, sqaroi ai, transmeton TCH.

Nicholas Cannon, ambasador britanik në Tiranë tha se që nga rrëzimi i komunizmit në Evropë, kërcënimi kryesor vjen nga terrorizmi, ekstremizmi fetar dhe përhapja e armëve të shkatërrimit në masë.

Stërvitja do të zgjasë 13 ditë dhe do të zhvillohet në disa pika ushtarake të vendit, Zall-Herr, Kuçovë, Sazan, Karaburun, Bizë dhe Selenicë.

Lajme të ngjashme

Back to top button