Pranverë e mbarë për Shkëndijën, fitoi derbin

Skuadra e Shkëndijës e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin pranverorë duke shënuar fitore në derbin e Tetovës, e ku ka mundur rivalin e përbetuar Teteksin me rezultat 1:2.
Golashënuesi më i mirë i ligës së Maqedonisë, sulmuesi i kuqezinjve Vruçina që në minutën e 25-të nga penalltia i solli epërsi skuadrës së tij, ndërsa Kirovski në pjesën e dytë ngriti rezultatin në 0:2 në minutën 71-të.
Teteksi kishte disa raste për të cilave nuk arriti të shënoj, por goli erdhi në minutën e 84-të kur nga penalltia realizoi ishte Ademi.

Në ndeshjet tjera lideri i tabelës Vardari më lehtë se sa pritej mundi Sileksin në Kratovë me rezultat 0:3. Fitore shënoi edhe Rabotniçki i cili në Shkup e mundi Turnovën me rezultat minimal 1:0, ndërsa befasinë më të madhe në javën e 18-të e përgatiti Bregallnica e cila në Manastir mundi Pelisterin me 0:1. Të përkujtojmë se të hënën me ndeshjen Renova – Metalurgu kompletohet xhiroja e 18-të. / Portalb /

Rezultatet:
Rabotniçki – H.Turnova 1:0
Sileksi – Vardari 0:3
Pelisteri – Bregallnica 0:1
Teteksi – Shkëndija 1:2
Renova – Metalurgu -:- (e hënë, ora 14:00)
Tabela: Vardari 41, Rabotniçki 38, Shkëndija 33, Sileksi 25, Metalurgu 24 (-1), Renova 23 (-1), H.Turnova 21, Pelisteri 18, Bregallnica 16, Teteksi 6 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button