Dafina Zeqiri lë Kosovën, jeta e re e këngëtares në Amerikë (Foto)

Është e talentuar dhe përherë ka dashur të krijojë potencën që kanë këngëtaret e famshme botërore, qoftë edhe në pamjen e saj.

Deri tani ia ka arritur të jetë ndër këngëtaret shqiptare më të kërkuara e më të diskutuara  në mediat rozë, por Dafinën duke se kjo gjë nuk e shqetëson dhe aq. Shpesh është akuzuar se gjithçka që ajo bën është thjesht një imitim i Rihannës, po kjo nuk ia ka zbehur aspak popullaritetin apo t’ia ketë pakësuar fansat, përkundrazi, shkruan shqiptarja.

Është e qartë në synimet e saj dhe e di mirë se çfarë dëshiron e çfarë do që të arrijë në karrierën e saj. Të intervistosh Dafinën nuk është dhe aq e thjeshtë, pasi siç pohon edhe vetë ajo në një bisedë të shkurtër “këtë vit nuk kam dhënë thuajse fare intervista, madje i kam rralluar edhe ato në Kosovë”.  Nuk i pëlqen të jap intervista dhe rrallë e lexon ndonjë prej saj, madje as nuk mohon apo pohon thashethemet e shumta që kanë të bëjnë me të.

dafina zeqiri

Një rast është lidhja e përfolur me Dj Blunt për të cilën ajo kurrë nuk ka dhënë një përgjigje as pohuese dhe as mohuese.  Megjithatë në këtë bisedë të shkurtër kemi mundur të mësojmë disa të reja për këngëtaren. Të enjten ishte koncerti i saj i fundit në Tiranë, siç pohoi ajo pasi më pas do të largohej përfundimisht nga Kosova, vendi ku ajo jeton. Shkak për këtë largim “larg, shumë larg”, siç e cilësoi Dafina janë disa projekte të reja në tokën e ëndërrave, pikërisht në Amerikë. 

Ky largim vjen pas përmbylljes me sukses të koncerteve verore, e po ashtu edhe të këngëve e klipeve të reja. “ Veç këngës që do të dalë tani së shpejti në bashkëpunim me Dj Blunt dhe Real 1, do të dalë edhe një këngë imja e vetme”, -thotë Dafina.

Pas kësaj çdo gjë është gati për t’ia nisur nga Amerika. Këngëtarja është mjaftuar duke thënë vetëm se do të iki nga Kosova por nuk ka dashur të zbulojë asgjë rreth asaj se me kë dhe çfarë bashkëpunimesh do të ketë në Amerikë.  Kësaj pyetjeje ajo i është përgjigjur me një buzëqeshje duke thënë vetëm se do të ishin supersurpriza. Ne urojmë shumë që Dafina t’ia dalë në një treg të huaj, pasi prej kohësh ajo po përpiqet të vendosë kontaktet e duhura, të cilat siç shihet tashmë ia ka dalë mbanë t’i  sigurojë.  Që prej shtatorit jeta e saj do të fokusohet në Amerikë dhe deri në dhjetor siç pohon vetë këngëtarja do të finalizohen projektet për të cilat ajo po shkon. Urojmë t’ia dalë!

dafina zeqiri blerim destani

Dafi në Tiranë nën shoqërinë e Blerim Destanit

Miqësitë dhe flirtet e tij me vajzat e njohura shqiptare janë përfolur përherë në media, po që Blerim Destani dhe Dafina Zeqiri ishin miq këtë me siguri vetë pak njerëz e dinë. E ftuar në Partyn që mbylli xhirimet e filmit “Amsterdam Expres”  me regji të Fatmir Koçit, Dafina mori vëmendjen e të gjithëve.

dafina zeqiri blerim destani

Përfshi këtu edhe atë të Blerim Destanit, me të cilin  Dafina kaloi kohën më të gjatë të mbrëmjes bashkë me disa miq të tjerë. Nëse mes tyre ka më shumë se një shoqëri këtë nuk dimë ta themi, pasi Blerimi këmbëngulte që mes tyre ka vetëm një shoqëri të mirë, edhe pse gjestet dhe shikimet mes tyre linin të mendoje për një miqësi më të thellë sesa ajo midis dy artistëve. / Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button