Qeveria mendon për masat: ndalimin e Youtube, Facebook, vënien e censurës dhe arrestime

Anëtarët e lartë të partisë në pushtet kanë rishikuar mundësinë për ndërmarrjen e masave të jashtëzakonshme kundër grushtetit, edhe atë censurë të mediumeve, ndalesën e rrjetit social Facebook, Youtube, kufizime të protestat dhe mbledhjeve publike, pritet një seri arrestime, shkruan javorja Fokus, në numrin më të ri.

Shqetësim që qeveria ka qëllim që të arrestojë liderin opozitar Zoran Zaev, i cili po publikon ‘bombat’ kundër Gruevskit , ka treguar edhe europarlamentari Riçard Hovit gjatë vizitës së tij me ministren Gordana Jankullovska.

Shqetësim për gjendjen në Maqedoni po ashtu shprehën edhe SHBA, Këshilli Evropian si dhe shumë shtete evropiane.

Gazeta Vest publikoi që SHBA ka plan që nëse situata përkeqësohet në Maqedoni, do të  merren vizat do të bllokohen llogaritë, patundshmëritë etj.

SHBA deri më tani nuk ka konfirmuar lajmin.

Zëri i Amerikës në gjuhem maqedonase ka përcjell qëndrimin e një përfaqësuesi të State Departmant , i cili tha se reagimi i Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni bëhet nga faktorë të ndryshëm. Duke u bazuar në ligjet SHBA-së, eksiton mundësia e tërheqjes dhe mosdhënies së vizës dhe se ato informacione mund ti gjeni edhe në byronë për çështje konsullore.

I njëjti burim thekson se ky lloj i dhënies së informacionit, nuk do të thotë se Ambasada është kërcënuar me marrjen e vizave, apo që një gjë e tillë mund të ndodh në të ardhmen. Secila kërkesë për vizë përpunohet në mënyrë të veçantë, varet nga rasti, dhe në pajtim me ligjin amerikan, qeveria amerikane nuk mund të diskutojë për raste të veçanta sepse rastet e vizave, të dhënave personale janë të besueshme.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button