Gostivari fiton, Shkupi e nis me barazim

Lideri i tabelës së Ligës së Dytë, skuadra e Shkupit sezonin pranveror e ka filluar me barazim në fushë mysafire, duke luajtur 1:1 me “Skopjen” në Atutokomandë. Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 10 me golin e Goran Maznov, ndërsa nikoqirët barazuan me anë të Mario Desniq, në minutën e 79-të.
Skuadra e Gostivarit ka shënuar një fitore shumë me rëndësi në fushë nikoqire, duke e mundur 2:1 ekipin e Euromilk. Për Gostivarin dy herë ka shënuar përforcimi i ri, Elvir Nurishi. Drita e Bogovinës e ka nisur me disfatë sezonin pranveror, duke mbetur në pjesën e poshtme të tabelës. Makedonija Gj.P ishte ekipi që ka marrë tri pikë ën këtë duel, kur me një gol të Demirit nga pika e bardhë inkasoi pikë të plota.
Kozhufi si mysafire e ka mundur Napredokun në Kërçovë me rezultat minimal 1:0.
Të hënën luhet ndeshja e mbetur me të cilën edhe kompletohet xhiroja e 15-të, Mlladost CD – Vëllazërimi. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button