SHBA, ushtria rifreskon opsionet për sulme

Ushtria amerikan ka rifreskuar opsionet për një ndërhyrje me forcë në Siri, duke i dhënë presidentit Barack Obama një gamë të gjerë zgjidhjesh, nëse ai vendos të shtojë përfshirjen e amerikanëve në një luftë civile, ku akuza të reja kanë lindur këtë javë mbi përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga regjimi i Assad. 

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes tha për CNN, gjatë së premtes, se lista e synimeve për sulme ajrore të mundshme është përditësuar. Planet përfshijnë gjithashtu rifreskime mbi përdorimin e mundshëm të raketave lundruese, gjë që nuk do të ketë nevojë për futjen e pilotëve luftarakë në hapësirën ajrore të Sirisë.

Por, zyrtari paralajmëroi se hapat janë marrë “për t’i dhënë presidentit një gamë aktuale dhe gjithëpërfshirëse zgjidhjesh” dhe se asnjë vendim nuk është marrë 

gjatë një takimi për sigurinë kombëtare, gjatë së enjtes, në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtari shtoi se ka disa objektiva të caktuara statike, si ndërtesat qeveritare dhe instalimet ushtarake, por që forcat dhe pajisjet e presidentit sirian, Bashar al-Assad, “vazhdojnë të lëvizin”, kështu që kërkohet më shumë fleksibilitet në planifikime.

Një ekip i OKB-së ndodhet në Siri, në përpjekje për të hetuar akuzat e fundit mbi përdorimin e armëve kimike në periferitë e Damaskut, sulme që lanë të vrarë mbi 1300 njerëz, sipas opozitës.

Obama theksoi më herët gjatë së premtes për CNN, se SHBA-të po punojnë me Kombet e Bashkuara për të mbledhur informacione mbi sulmet e fundit, por theksoi se shenjat paraprake tregojnë për një “ngjarje të madhe tepër shqetësuese”.

“Kjo është shumë e mundimshme, – tha ai. – Tashmë ka filluar të preken disa interesa thelbësore kombëtare që kanë Shtetet e Bashkuara, si në aspektin e të qenit të sigurt se armët e shkatërrimit në masë nuk janë duke u përhapur, ashtu dhe nevoja për të mbrojtur aleatët tanë dhe bazat tona në rajon”.

Obama tha se ekziston një kornizë e ngushtë kohore për të marrë vendime rreth Sirisë

Lajme të ngjashme

Back to top button