“Burrneshat” në Itali

Filmi “Burrneshat”, me regji të Laura Bispurit e që premierën botërore e kishte pasur në Festivalin e Filmit Berlinale, do të nis rrugëtimin edhe në vende të tjera.

Roma do të jetë destinacioni i radhës për shtjellimin e rrëfimit kinematografik të një virgjëreshe të përbetuar, rrëfim ky që është bazuar në romanin “Hana”, të shkrimtares shqiptare, Elvira Dones.

Filmi tashmë ka të caktuar datën zyrtare të premierës në Itali, kanë bërë të ditur regjisorja e filmit, Laura Bispuri dhe aktorja Flonja Kodheli, të cilat kanë bërë të ditur se data zyrtare e premierës së Romës është 19 marsi, transmenton Kultplus.

Ndërkohë, edhe kosovarët do të kenë rastin të shohin këtë film që në kastën e aktorëve ka aktorë ndërkombëtarë e shqiptarë. Vjosa Berisha ka thënë për medie, se në edicionin e sivjetmë të PriFest, filmi “Burrneshat”, do të ketë premierën në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button