Suarez beson se me El Clasico Reali do të ndalet

Luis Suarez ka kërkuar nga lojtarët e Barcelonës që t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e radhës në mënyrë që ta kalojnë në tabelë rivalin e përbetuar, Real Madridin.

Ekipi i Carlo Ancelotti aktualisht ka 50 pikë, katër më shumë sesa skuadra nga Camp Nou. Por, Suarez mendon se El Clasico i 22 marsit në Camp Nou do të ketë rëndësi edhe më të madhe.

“Real Madrid është Real Madrid, andaj ata nuk do të humbin shumë pikë, por ata ende duhet të vijnë në Camp Nou, që është një rast për ne që ta ngushtojmë disavantazhin”, deklaroi Suarez për “Marca”.

“Ata duhet të humbin pikë të tjera gjatë rrugës, kurse ne duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura”, theksoi reprezentuesi i Uruguait.

Lajme të ngjashme

Back to top button