Arsenali, 30 milionë € për Di Marian

Skuadra e Arsenalit ka hapur bisedimet e para për Argjentinasin e Real Madridit, Angel Di Maria, ku thuhet se Gunners kanë ofruar 30 milionë € për shërbimet e tij.

Raportohet se Arsenali ka biseduar edhe më herët për shërbimet e anësorit, duke marrë parasysh faktin që Reali është duke pritur zyrtarizimin e blerjes së Gareth Bale, ku pritet që Di Maria ta ketë të vështirë për një vend në ekipin e Madridit.

Duke parë se kanë mbetur edhe 10 ditë para se afati kalimtar veror të mbyllet, gjasat e Gunners për ta blerë Benzeman janë të pakta, pasi Real Madridi momentalisht ka vetëm një qendër-sulmues, kurse një transferim i Di Marias në Londër mbetet real.

Lajme të ngjashme

Back to top button