Në mes të debatit të Zaevit me qytetarët ndërpritet rryma!!

Për arsye të pashpjegueshme sonte u ndërpre debati i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev me qyetarët përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Twiter që transmetohej në televizionin në Internet NOVATV.

Zaev ishte duke u dhënë përgjigje pyetjeve të qytetarëve kur përnjëherë ekrani u bë zi, ndërsa kishte mbi 4500 shikues.

Nga TV NOVA sqaruan se bëhet fjalë për ndërpreje të pashpjegueshme të rrymës.

“Nuk ka rrymë në STUDIO në NOVA TV, nuk kemi shpjegim pse, prandaj e ndaluam debatin në Facebook dhe Twitter me Zoran Zaev. Ju kërkojmë falje dhe faleminderit për pjesëmarrjen”, shkruan Tv Nova në Facebook./ Portalb

Prisni disa minuta deri sa të fillojë video nga debati i zhvilluar deri në momentin e ndërprerjes së tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button