Berisha ironizon Ramën: Piktori dështak, parodi në ujin e ftohtë

Në rrjetin social facebook, Berisha ndalet në 3 pika kryesore, të cilat ai i sheh si produkt të asaj që vetëm një ditë më parë e etiketoi si parodia e Ujit te Ftohte:

“Nga parodia e ujte te ftohte:

– Sllogani bajat leninist: Pushteti popullit, ne detyrat!

– Ftohet 100 diteshi, kthehet ne 300 ditesh!

– Nuk do pyesim per ligje, do prishim ndertesat me leje (te atyre qe nuk jane te popullit).

Te dashur miq, “pushteti popullit, ne detyrat”. Ky sllogan leninist nuk doli nga varri i diktatorit Hoxha, por nga Piktori deshtak pas parodise se ujte te ftohte. Qytetaret me te drejte, si ne çdo vend te lire, prisnin te degjonin per vendimet dhe realizimet konkrete te 100 diteve te para te qeverise se re, shpallur me te madhe gjate fushates. Por nga parodia doli se ata u moren me 300 diteshin dhe se nuk do te kete 100 ditesh, mbasi ate na e mori Berisha. Vendimi i trete i parodise ishte prishja (jo vetem e ndertimeve pa leje çka eshte detyrim ligjor) e ndertimeve me leje. Pra me veprime antiligjore do te shembin ligjin” shkruan ai.

Në vijim të komentit të tij, Kryeministri Berisha ka apeluar sërish në drejtim të qytetarëve për të qenë të pregatitur përballë revanshit të paralajmëruar nga kryeministri i ri Edi Rama.

“Qytetare dhe qytetarë, Rama beson, njelloj si eterit e tij, se ai eshte votuar per te dale mbi ligjin, gjykatat, Kushtetuten, per te qene vet Blloku! Ky eshte revansh, rrezik real per ju, shtepite dhe pronat tuaja te ligjshme. Ne duhet te jemi gati!!” përfundon ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button