Krismat e pakontrolluara plagosin nënën me femijen në dorë

Tridhjetë e nëntë vjeçarja nga Shkupi, A.N., është plagosur nga një plumb rasti, derisa ka qenë duke qëndruar në ballkon duke e mbajtur fëmijën e saj në dorë, njoftoi gazeta Vest.

Incidenti, sipas policisë, ka ndodhur të martën në mbrëmje, në fshatin Hasanbeg të Shkupit, kur një person ende i panjohur ka qëlluar disa plumba nga një armë zjarri, me çka njëri prej plumbave ka përfunduar në tavanin e shtëpisë së 30 vjeçares, I.A., me ç’rats është plagosur në kokë edhe 39 vjeçarja A.N., gjatë momentit kur me fëmijën e saj ka qëndruar në ballkonin e shtëpisë. Për fat të mirë, gjithçka ka kaluar pa ndonjë lëndim serioz. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button