Ja arsyeja pse terroristi Breivik i urren shqiptarët

Andreas Breivik, terroristi norvegjez që iu mori jetën 77 personave në vitin 2011, kryesisht të rinj, ka një urrejtje të madhe për shqiptarët.

Në një libër të botuar prej para se të kryente sulmet që lanë të vrarë 77 persona, Breivik ka shkruar një libër që është përshkruar si një lloj “Mein Kampf”, ku si ide kryesore është zhdukja e myslimanëve nga Ballkani. Ai thotë se hebrenjtë dhe të krishterët në këtë territor janë zëvendësuar nga myslimanët. Ai justifikon edhe luftën dhe gjenocidin serb në Bosnjë dhe Kosovë, ai thotë se lufta ndaj këtyre vendeve ka qenë e drejtë.

Në një seksion të veçantë ai flet edhe për Radovan Karaxhiçin, ushtaraku serb që udhëhoqi fushata të tëra terrori dhe gjenocidi në Bosnjë. “A është Karaxhiçi një vrasës në masë dhe një racist?”, pyet ai, “sipas studimeve të mia nuk është”, përfundon ai.

Ai thotë se shqiptarët kanë bërë gjenocid demografik kundër serbëve, shkruan “Shekulli”.

Më tej si për t’i mbështetur me “fakte shkencore” pretendimet e tij, Brevik tregon histori personale me shqiptarët, të cilët thotë se po të ishte në dorën e tij do t’i zhdukte nga Norvegjia.

“Në vitin 1995, një shqiptar nga Kosova i cili jetonte në Skoyen, rrahu një shokun tim të ngushtë në një stacion treni dhe kjo tregon që ai ishte një mysliman kriminel. Arsyeja pse e rrahu ishte se miku im e kishte raportuar shqiptarin te organet e policisë për qëndrim të paligjshëm në Norvegji”, shkruan terroristi.

Ai shton edhe një arsye të dytë pse i urren shqiptarët.

“Në vitin 2003 po ashtu në qytetin Skoyen një shqiptar nga Kosova bënte terror ndaj popullatës, dhe po i njëjti shqiptar dërgoi në koma vëllanë e mikut tim pasi e kishte goditur me shqelma në kokë”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mund te kete vertet keto arsye i “nderuari” Breivik, por mendoj se do te kete arsye me madhore, psh ata shqiptare do te kene qene ose nga Elbasani ose nga Kavaja dhe ai ka pare keq ndonje gje vete.

Back to top button