Gruevski dhe Zaevi mund të kthehen më vonë në punën e Komisionit

Komisioni për ngjarjet e 24 dhjetorit pritet që për një ose dy orë të vazhdojë në një format të zgjeruar, ka gjasa që me liderët e dy partive, VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Gruevski dhe Zaev. Momentalisht takimi është ndërprerë për pauzë dhe konsultim nga të dyja anët.

Pas orës 18, do të mundet të priten edhe informacionet e para për përparimin e punës së Komisionit, kanë deklaruar Borçe Davitkovski dhe Ilija Dimovski, transmeton NovaTV.

Informacionet të deritanishme jozyrtare për Nova TV thonë se është vështirë që sot të arrihet në ndonjë zgjidhje dhe thuajse është e pamundur, duke e pasur parasysh qëndrimet e kundërta për fajin e 24 dhjetorit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button