fbpx

Gostivari gati për pranverë të suksesshme

Klubi i Futbollit Gostivari të shtunën do ta hap sezonin pranveror në Ligën e Dytë republikane kundër ekipit të EuroMilkut, ndeshje kjo që do zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar.

Ekipi i trajnerit Mensur Jakupi tashmë është gati për ta nisur garën drejtë plasmanit në Ligën e Parë republikane në futboll, ku ekipi është i përgatitur dhe i përforcuar në të gjitha drejtimet.

“Ekipi jonë është i përgatitur për fillimin e gjysmë sezonit. Ne kemi bërë mjaftë përforcime ku gjatë fazës përgatitore kanë dëshmuar se meritojnë të luajnë për KF Gostivarin. Këtë ndeshje para publikut tonë do demonstrojmë loje dominues dhe efikase që ti arkëtojmë tre piket e para dhe te vazhdojmë të mbajmë kreun e tabelës. Atmosfera është shume e mirë ne ekipe dhe të gjithë futbollistët me padurim e presin ndeshjen e nesërme”, deklaroi para ndeshje, trajneri i KF Gostivarit, Mensur Jakupi.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, ekipi i KF Gostivarit u përforcua me Elvir Nurishin, Betim Miftarin, Minas Osmanin, Igor Savevskin, Dragan Paunov, Daniel Taleskin, Mujdin Nebiun, Martin Bllazhevskin, Milan Ristovskin dhe së fundmi me Flamur Tairin.

Ndeshja KF Gostivari – EuroMilku do të zhvillohet të shtunën me 28 shkurt me fillim në ora 14:00, në stadiumin e qytetit në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Back to top button