Selmani: Qeveria i dëshiron mediat si vegla propaganduese

Qëllimi i qeverisë është shumë e qartë – kontroll totale ndaj të gjitha mediumet. Ata nuk duan mediume të lira dhe profesionale që do të munden ta zbardhin qeverisjen e tyre, por duan mediume që do t’i shfrytëzojnë si mjet propagandues për larje truri, thotë kryetari i Shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani, në debatin e seancës në lidhje me ligjet mediatike të cilat priten që të miratohen nëpër filtrat parlamentare të hënën dhe për një afat të shkurt do të hynë në fuqi.

“Në kohën kur kemi rënie dramatike të lirisë së të shprehurit dhe lirisë së mediumeve, ta shpërndani rregullimin edhe ndaj këtyre mediumeve, është çmenduri e pastër. Nuk ka asnjë arsye për zgjerimin e rregullimit të shtypit dhe internetit. Këto mediume në asnjë mënyrë nuk mund që të krahasohen me radiodifuzerët, të cilët kanë ndikim të madh në formimin e mendimit publik. Kemi shpjeguar se problemet eventuale që ekzistojnë në këto mediume mund që të zgjidhen me ndryshim të ligjeve të tjera që vlejnë për të gjithë qytetarët dhe kompanitë dhe me vetë rregullim”, thotë Selmani.

Rregullimi i mediumeve të shtypura dhe të internetit është i ngadalshëm dhe do të ndikojë negativisht ndaj lirisë mediatike dhe lirisë së shprehjes, theksoi Selmani.

“Këto ligje nuk i kërkon askush, as gazetarët e as Bashkimi Evropian, por kjo është veçse ide e qeverisë. Rregullimi i mediumeve të shtypura dhe të internetit nuk mund të konsiderohet si standard evropian, sepse numri më i madh i vendeve të cilat janë pjesë e BE-së, nuk e bëjnë këtë. Ato vende evropiane kanë rregullim të butë në mediume, megjithatë ata janë në krye të indeksit në lirinë e të shprehurit. Prandaj ne kërkuam që, nëse qeveria është e bindur se këto ligje janë evropiane, t’i ndryshojë kur Maqedonia do të futet në BE”, shtoi ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button