Duele fantastike në Europa League

Skuadra e Xherdan Shaqirit, Inter do të ketë punë të vështirë, pasi do të takohet me skuadrën gjermane Wolfsburg.

Ndeshje tjetër mjaft interesante do të jetë edhe takimi ndërmjet kampionit aktual Sevilla dhe skuadrës tjetër spanjolle Villareal.

Përballje tjetër në mes të dy skuadrave të një shteti do të jetë edhe ndeshja Fiorentina-Roma.

Ndërsa skuadra e vetme angleze Everton do të luaj kundër Dinamo Kievit që eliminoi Anderlechtin e Besnik Hasit

Ja të gjitha çiftet:

Everton – Dynamo Kyiv
Dnipro – Ajax
Zenit – Torino
Wolfsburg – Inter
Villarreal – Sevilla
Napoli – Dinamo Moskva
Club Brugge – Beshiktash
Fiorentina – Roma

Lajme të ngjashme

Back to top button