Hulumtim: Arsimi i lartë po shkon në drejtim të gabuar

“Reaktor-Hulumtimi në aksion”, i ka prezantuar rezultatet nga hulumtimi lidhur me gjendjen në arsim dhe qëndrimet nga kuadri akademik në Maqedoni.

Hulumtimi i realizuar me 487 anketues, të punësuar në kuadrin arsimor, shkencor dhe bashkëpunëtorë në institucionet e larta arsimore në Maqedoni ka përfshirë një numër të madh të çështjeve lidhura me kushtet e përgjithshme për punë akademike si dhe lidhur me reformat aktuale në arsimin e lartë.

Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se gjendja në të cilën gjendet profesioni akademik në Maqedoni është shqetësuese.

“Ky është hulumtim i parë i këtij lloji në Maqedoni. Duke pasur parasysh se jemi në një kohë kritike në arsimin e lartë, shpresojmë se rezultatet do të merren parasysh gjatë krijimit të politikave apo gjatë përpilimit të Ligjit të ri për arsim të lartë”, deklaroi Neda Korunovska, kryetare e Reaktor-Hulumtimi në aksion.

“Rezultatet nga hulumtimi tregojnë se arsimi i lartë po lëviz në drejtim të gabuar, numri më i madh i kuadrit akademik janë të pakënaqur nga shumë reforma politike në arsim”, deklaroi Martin Galevski autor i hulumtimit.

4 3

1

Lajme të ngjashme

Back to top button