Maqedonia gjatë vitit të kaluar është përballë me shifra negative demografike

Numri i përgjithshëm i popullsisë në Maqedoni gjatë vitit 2014 është shtuar për vetëm 62 banorë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS). Sipas këtij Enti, Maqedonia edhe gjatë vitit të kaluar është përballë me shifra negative demografike, posaçërisht Maqedonia lindore, shkruan “Dnevnik”. Rritja minimale demografike është ruajtur falë natalitetit në Maqedoninë perëndimore, ku edhe përkundër rënies së dukshme, shifrat ende janë pozitive.

Shifrat e përgjithshme megjithatë janë më pozitive në krahasim me vitin 2013, sepse në vitin 2014 kanë lindur gjithsej 23.674 foshnje, për dallim nga viti paraprak kur kanë lindur 23.138 foshnje. Megjithatë në vitin 2014 për 477 ka qenë më i lartë numri i personave që kanë vdekur, në krahasi me vitin 2013, që do të thotë se në vitin 2014 kanë vdekur 19.685 persona, kurse në vitin 2013 kanë vdekur 19.208 persona, transmeton “Lajm”.

Rënie më e madhe e numrit të banorëve është shënuar në Manastir për 227 persona, kurse pasojnë Velesi, Prilepi dhe Resnja. Rritje më e madhe është shënuar në Tetovë për 549 persona, në Çair për 542, pastaj në Studeniçan, Saraj, Gostivar dhe Kumanovë.  Prej komunave të Shkupit, më së shumti foshnje kanë lindur në Kisella Vodë, kurse në vend të dytë është komuna Çair.

Lajme të ngjashme

Back to top button