Ivanova: Tani pushteti ka ligj për korumpim të gazetarëve dhe të redaktorëve

Ligji për shërbime audiovizuale u bë ligj për ngulfatjen e mediave në Maqedoni, tha deputetja Cvetanka Ivanova në mbledhjen e sotme të komisionit kuvendor juridik-ligjdhënës.

“Ky është një ligj për errësirë totale me të cilën vendi, gjegjësisht VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja do të bëhen media. Ata përgatitën bazë ligjore për korruptimin e mediave me të cilën pesëdhjetë për qind e programeve të mediave me këtë ligj do të paguhen nga xhepi i qytetarëve, gjegjësisht nga buxheti.

Thënë shkurt, u dëshirojmë fat gazetarëve. Tani pushteti ka ligj për korruptimin e gazetarëve dghe redaktorëve. Edhe deri tani ka pasur raste të tilla, por tani e tutje, kjo do të jetë ligjore”, deklaroi deputetja e LSDM-së, Cvetanka Ivanova.

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu tha se me këtë ligj legjitimohet censura dhe se shqiptarët do të dëmtohen shumë, ndërsa veprat e popullit shqiptar, sipas dispozitave ligjore do të riemërtohen si vepra të maqedonasve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button