Cana rikthehet titullar te Lazio

Lorik Cana pritet të kthehet protagonist në radhët e Lacios, në javën e parë të Serisë A ndaj Udinezes në Olimpiko.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili nuk u aktivizua në Superkupën e Italisë më humbjen 4-0 ndaj Juventusit, mendohet se do të jetë në fushë që nga minuta e parë ndaj friulanëve për shkak të dëmtimit të Andre Dias.

Qendërmbrojtësi Brazilian, sikurse raporton “Corriere Dello Sport, ka zhvilluar stërvitje të diferencuar për shkak të lodhjes muskulare e për rrjedhojë nuk mund t’I besohet vendi i titullarit ndaj formacionit të Guidolin.

Por Petkovic mund të rrijë i qetë: Lorik Cana është gati për të dhënë kontributin e tij, në një pozicion që tashmë është kthyer primar për të.

Në ndeshjen e kontrollit brenda grupit Vladimir Petkovic rreshtoi një mbrojtje me katër, ku Cana luajti në qendër përkrah Biavës.

Rikthimi titullar i Canës është një lajm shumë i mirë edhe për trajnerin De Biazi, i cili e do kapitenin kuqezi në formën më të mirë për Slloveninë dhe Islandër në dy ndeshjet eliminatore të botërorit 2014 më 6 dhe 10 Shtator, që mbeten vendimtare për Shqipërinë sa u përket objektivave në grup.

Lajme të ngjashme

Back to top button