fbpx

Kualifikohet Interi i Shaqirit (Video)

Inter dhe Xherdan Shaqiri janë kualifikuar tutje në Europa League, pasi shënuan fitoren Giusseppe Meazza me rezultat minimal 1:0, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar 3:3.

Guarin shënoi supergol në minutën 88-të, për t’i dhënë fitore skuadrës së tij.

Shaqiri luajti për 90 minuta, por pavarësisht disa rasteve të mira nuk arriti të shënonte.

Tutje është kualifikuar edhe Fiorentina që eliminoi skuadrën angleze, Tottenham Hotspur, pasi e mposhti me rezultat 2:0,ndërsa ndeshja e parë në Anglikishte përfunduar baras 1:1.

Në 1/8 e finales së Europa Leagues janë kualifikuar edhe Zenit, Ajax dhe Villareal që eliminuan PSV’n, Legia Varsavan dhe Salsburgun.

Lajme të ngjashme

Back to top button