Lista e kandidatëve shqiptar për akademik në ASHAM

24 kandidatë prej të cilëve 7 shqiptarë do të garojnë për titullin akademik. Konkursi i fundit i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) parashikon pranimin e akademikëve me korrespodencë, ndërkohë që të paktën 2 prej tyre pritet të jenë shqiptarë.

Nga kandidatët e rinj, në fushën e shkencave shoqërore kanë konkurruar Avzi Musatfa, Fatmire Lumani, Hasan Jashari, Veton Latifi dhe Izet Zeqiri. Për shkencat teknike Zamir Dika dhe për shkencat linguistike Qemal Murati.

Nga ana tjetër përpos Institucioneve përkatëse mbetet i hapur edhe opsioni që edhe vet Akademia të propozojë kandidatë të tjerë. Nëse ndonjëri nga këto kandidat pranohet në Akademi do të fitojë statusin e anëtarit me korrespodencë, i cili pas 3 vitesh fiton të drejtën për t’u zgjedhur edhe si anëtar i rregullt.

Aktualisht në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë janë vetëm 3 anëtarë shqiptarë, Alajdin Abazi në shkencat teknike, Abdylmenaf Bexheti në shkencat shoqërore dhe Luan Starova në departamentin e arteve

Lajme të ngjashme

Back to top button