Madonna rrëzohet në skenë në Brit Awards 2015 (Video)

Mbretëresha e pop-it, Madonna ka rënë nga shkallët gjatë performancës së saj në “Brit Awards 2015”.

56-vjeçarja është ‘tradhtuar’ nga pelerina që mbante veshur. Një prej balerinëve ka tentuar t’i hiqte pelerinën kur këngëtarja ndodhej në shkallën e tretë, por ajo nuk është zgjidhur dhe këngëtarja përfundoi në fund të shkallëve.

Edhe pse tashmë në moshën 56-vjeçare, ajo ka gjetur forca për t’u ngritur, madje ka vazhduar deri në fund interpretimin e këngës “Living For Love”.

Pasi është larguar nga skena, Madonna shkroi në “Twitter”, duke thënë se gjithçka ndodhi, pasi pelerina ishte e lidhur shumë ngushtë. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button