Sa kushtojnë biletat për ndeshjen Zvicër-Shqipëri?

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen ndërkombëtare për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Brazil 2014?, Shqipëri-Zvicër, e cila do të luhet më 7 tetor në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Siç bëhet  e ditur nga mediat e Tiranës, Federata ka ruajtur të njëjtin trend çmimesh si në rastin e fundit me Norvegjinë, kur një biletë nga më të shtrenjtat kushton 8 mijë lekë (të rinj) dhe më e lira 500 lekë.

Por, përtej çmimeve, ajo që mund të paraqitet si problem për këtë ndeshje është kaosi në shitjen e tyre, ashtu sikundër ndodhi në ndeshjen e 7 qershorit me Norvegjinë, ku shumë bileta u shitën në treg të zi me çmime shumëfish më të larta, shkruan Panorama Sport.

Lajme të ngjashme

Back to top button