Tre vetë rrahin keq struganin, ia thejnë nofullën

Strugani njëzet e katërvjeçar R.A. ka përfunduar në spital me nofull të thyer pasi mbrëmë e kanë rrahur qytetari i Ohrit F.R. dhe tetovarët Xh. H dhe A.H.

Siç informon policia e Ohrit, rrahja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22, para kafiterisë “Sllavica” në Ohër. Rrahësit e dyshuar fillimisht kanë pasur zënkë verbale me struganin, e pastaj e kanë sulmuar edhe fizikisht. Sipas SPB-së së Ohri, ata e kanë goditur disa herë me grushta dhe shkelma nëpër trup dhe e kanë rrëzuar përtoke. Pastaj e kanë goditur edhe në kokë, me ç’rast R.A. ka fituar lëndiem të rënda trupore, gjegjësisht thyerje të nofullës.

Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, R.A. është dërguar në qendrën urgjente në Shkup. Policia i ka arrestuar sulmuesit, ndërsa gjatë ditës ata do të nxirren para gjykatësit hetues. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button