Martin Leka: Kënga e re e Elhaidës një pop-baladë

Kënga e re me të cilën Elhaida Dani do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong është një pop-baladë, kompozuar nga “Zzap’n’Chriss”. Lajmi konfirmohet për “GSH” nga drejtori i RTSH-së, Martin Leka. Ai tregon se aktualisht ka përfunduar demoja (melodia) dhe se teksti është gati.

Ndërkohë eshtë në proces përkthimi i tij në gjuhën angleze, pasi në Vjenë, Elhaida nuk do ta këndojë atë shqip. “Rregjistrimi i këngës do bëhet në anglisht, shqip dhe italisht. Zhanri i këngës së re është pop-baladë, një rrymë që anon më shumë drejt trendit të muzikës moderne. Fabula e këngës është një fabul dashurie”, thotë Leka.

I kontaktuar nga “GSH”, kompozitori Aldo Shllaku ka dhënë qëndrimin e tij mbi ngjarjen. Ai ka deklaruar se “kërkesa zyrtare për tërheqjen e këngës është bërë në 5 shkurt, dhe deri në këtë vendim jonormal dhe për mua, kanë qënë në dijeni të gjitha palët e interesuara, përfshirë këtu edhe këngëtaren edhe RTSH. Nuk është aspak e vërtetë që tërheqja është bërë për arsye personale”.

Lajme të ngjashme

Back to top button