Arena e fëmijëve të ngërthyer nga retë e pluhurit

Nje hapësire e madhe thuaji se e paprekur , që dikur ishte një arenë sportive për  ekipe të mëdha të futbollit në Tetovë, është shëndruar në një arenë të shkretë,  ditën mund të shohish bagëtitë ndërsa në mbrëmje fëmijët e grupmoshave të ndryshme duke bërë ushtrimetë ngërthyer nga retë e pluhurit.  Një fushë futbolli e lënë pasdore me vite. Femi Iljazi, që tani shikonë femijën e tij duke luajtur, dëshironë të inkurajoi atë duke I thene se në të njëjtin stadium edhe vetë ka ushtruar me vite. Ai përkujtonë se dikur hpasira që njihej si Stadiumi I Lubotenit, mbahej shumë ma mirë, tani thotë Femiu, nuk I kujtohet askujt që të kujdeset për stadiumin i cili ka mbetur hapsire e vetme  për ushtrimin e grupmoshave të ndryshme. 
Firma “ Ecolog”, që tani më sponzorizon klubin futbollistik Skendija, ka ngjallur shpresa dhe entuziazëm edhe tek te rinjte. Që tani kanë filluar të ndryshojnë disa gjëra, thotë një prind. “Tani e tutje nuk bejeme pagesen per femijet, per siper e ka marrë firma Ecolog”. 
Në Tetovë është vështirë të gjeshë hapsirë të gjelbërt për ushtrimin e grupmoshave të ndryshme. Vetëqeverisja lokale gjithmonë eshtë arsyetuar se këto hapsira nuk kanë qenë nën kompetencat e tyre. Prindërit kan shtruar gjithnjë ankesat e tyre për kushte më të mira për trajnimin e fëmijëve tyre. Disa prind si me ironi, thonë se duhet tu faliminderohemi që nuk nuk kanë gritur ndertesa ne stadiumin ku ushtrojnë femijët, për këtë do të kishin marrë leje pa problem.
Diku më poshtë, në hapsirën që njihet “ Qendra Sportive e Tetovës”, është dertuar një stadium I ri por, aty nuk mundë të bëjnë trajnimin femijët shqiptarë, përkujdesja dhe ekskluziviteti u takon të tjerëve.

Back to top button