Blero e ironizon Yllka Gashin

Para disa kohësh patën një ‘konflikt’ mes rrjeteve sociale. E këngëtari Blero Muharremi dhe aktorja Yllka Gashi po vazhdojnë ende të polemizojnë mes vete.

Aktorja pati deklaruar se nuk e din kush është Blero dhe ka thënë se nuk e kupton se si publikon fotografi me gjëra të shtrenjëta. E këtij shkrimi të saj i është përgjigjur Blero.

Këngëtari ka hedhur një foto në Instagram ku shihen një palë syze të diellit të firmës ‘Versaci’. Kësaj fotoje ai ja ka lënë një shkrim ku thotë se këto janë për atë vajzën e cila nuk e din se kush është Blero dhe se përmes deklaratve të saj po mundohet që të tërheqë vëmendje mediatike.

Gjithashtu, Blero është kontaktuar edhe nga Indeksonline dhe ka theksuar se gjithë arritjet në jetën e tij i ka bërë fal punës së tij të pa ndërprerë.

“Unë gjithë këto që i kam, i kam arritur me punë dhe nuk po e kuptojë se si kjo gjë i pengon njeriut në fjalë. Situata që është e krijuar në vend dihet pse është e tillë dhe nuk ky është faj i personave të cilët punojnë dhe arrijnë me forca të veta” ka theksuar ai. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button