Qytetarët më së paku informohen nga lajmet e televizioneve

Monitoringun për shikueshmërinë e televizioneve që e ka bërë Këshilli për radiodifuzion, për muajin korrik tregon rënie të vogël të shikueshmërisë së lajmeve të televizioneve të Maqedonisë. Raportin që e publikoi portali Libertas, tregon se qytetarët e Maqedonisë më së paku shikojnë lajme në televizion.

“Shikueshmëri më të madhe ka televizioni proqeveritar Sitel. Ditari qendror i Sitelit ka rejting prej 6,68 përqind, ndërsa më të shikuara në këtë televizion janë seritë turke. Kanal 5 ka rejting edhe më të ulët. Lajmet e këtij televizioni muajin e kaluar kanë pasur shikueshmëri prej 3,05 përqind, ndërs? më të shikuara edhe në këtë televizion kanë qenë seritë turke. Në televizionin shtetëror MTV, lajmet qendrore kanë rejting jashtëzakonisht të ulët prej 1,78 për qind, ndërsa më i shikuar muajin e kaluar në televizionin shtetëror ka qenë ndeshja e futbollit të super kupës me shikueshmëri prej 2,87 për qind. Nga televizionet nacionale, bindshëm më i shikuar është televizioni Alfa. Lajmet në orën 19 kanë rejting prej 1,47 për qind, ndërsa më e shikuar k? qenë Euro liga e UEFA-s me 2,44 për qind. Lajmet në televizionin Telma në korrik kanë pasur rejting prej 1,87 për qind”, shkruan portali Libertas. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button