Kryesuesja e BE-së, Lituania shpreson dera për Maqedoninë të hapet sa më shpejtë

Lituania, si kryesuese me Këshillin Evropian, fuqishëm e mbështet pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe shpreson se zgjidhja e kontestit do të bëhet sa më shpejtë që është e mundur, deklaroi Zhugimantas Pavilionis, ambasador i Lituanisë në SHBA, i cili dje i prezantoi qëllimet e kryesimit lituanez.

“Unë isha pjesë e samitit të NATO-s në Rumani, kur rasti juaj u shqyrtua. Më kujtohet zhgënjimi i shkaktuar nga kjo çështje. Shpresoj se të dyja palët do të vijnë deri në zgjidhje të kënaqshme që do ta hapë derën për integrimin tuaj ndaj perëndimit sa më shpejtë që është e mundur. Ne këtë e mbështesim aq sa mundemi, në nivel diplomatik dhe teknik. Ka një proces për bisedime dhe shpresoj se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë”, deklaroi ambasadori Pavilionis.

Në fjalimin e tij në Pres klubin nacional në Uashington, Pavilionis deklaroi se vendi i tij beson në vazhdimin e politikës në zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Ne jemi përkushtuar në idenë për Evropën, të bashkuar dhe të lirë”, tha diplomati i cili në Ministrinë lituaneze të Punëve të Jashtme është angazhuar për pranimin lituanez në Bashkimin Evropian.

Pas Lituanisë, kryesimin rrotullues me Këshillin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2014 duhet ta marrë pikërisht Greqia. Midis prioriteteve kryesore të kryesimit të Lituanisë, Pavilionis e theksoi rimëkëmbjen ekonomike të Evropës, për çka tha se është arritur marrëveshje për kornizën për konfirmimin e buxhetit të Bashkimit Evropian. Si vend i varur nga Rusia për nevojat e saja energjetike, Pavilionis tha se lartë në agjendën e Lituanisë janë aktivitetet evropiane për sigurimin e burimeve tjera të energjisë, me këtë rast duke e paralajmëruar hapjen e terminalit për gaz të rrjedhshëm natyror në vitin e ardhshëm, i cili do të mundësojë import të një pjese të tepricës së gazit natyror amerikan për republikat baltike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button