Lidhja Demokratike konteston ligjin për përgjegjësin e gjykatësve

Lidhja demokratike (LD) e ka kontestuar para Gjykatës Kushtetuese, ligjin e ri për vërtetimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit.

Për këtë parti është problematik dhe jokushtetues neni 6 I ligjit, me të cilin parashikohet që Këshilli të përbëhet nga 9 anëtarë, 3 gjykatës në pension, 3 prokurorë, 2 profesorë, dhe 1 avokat, të cilët duhet të punojnë me orar të plotë dhe të kryejnë aktivitete operative për të përcaktuar përgjegjësinë e gjykatësve.

Sipas LD, të gjithë diskriminohen, ose më mirë thënë vetëm pensionistët mund të jenë anëtarë të këti “trupi të gjykatësve”.

Ata thonë se kjo punë kërkon shumë mund gjatë sigurimit të të dhënave për përgjegjësinë e gjykatësve dhe kjo nuk do të mund të arrihet me grupin e pensionistëve që sipas kushtetutës punëtorit marrëdhënia e punës i skadon në moshën 64, kryesisht 67 vjeçare.

Ata presin që Gjykata ta pranojë këtë iniciative dhe të merr vendim për heqjen e këtij neni në Ligj. Ligji është miratuar më 11 shkurt të këtij viti me procedurë të shkurtuar, pa debat publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button