Komisioni Ad hok pritet t’i miratojë konkludimet për ngjarjet e 24 dhjetorit

Në mbledhjen e sotme Komisioni ad hok, në përbërje të plotë të miratojë konkludimet për ndriçimin e ngjarjve të 24 dhjetorit.

Sipas Borçe Davitkovskit, kryetar në dorëheqje i Komisionit, ka zhvendosje në pozicionet e të dy palëve, edhe të VMRO-DPMNE-së edhe të LSDM-së, por megjithatë, konsideron se të gjithë skenarët janë të mundshëm.

Gjatë ditës së djeshme, Davitkovski së bashku me ekspertin e huaj, Peter Vanhausen, patën takim të përbashkët me anëtarët e Komisionit. Pas takimit katërorësh, ai deklaroi se pauzën njëorëshe do ta shfrytëzojë për konsultime shtesë politike, sipas të gjitha gjasave në nivel më të lartë.

Paraprakisht, eksperti i huaj, Vanhausen dhe Davitkovski patën edhe takime të ndara me anëtarët e Komisionit nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja.

Liderët e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev të hënën arritën marrëveshje në periudhën që vijon të bëhen përpjekjet e fundit për shfrenimin e procesit, intensifikimin e tij dhe sjelljen e zgjidhjes përfundimtare rreth raportit të Komisionit, si tentim i fundit për arritjen e marrëveshjes, mossjellja e mundshme e së cilës i rrezikon perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Para pothuajse një muaji, dorëheqje në funksionin e kryterait të Komisionit dha profesori Borçe Davitkovski, për arsye, siç tha, pamundësisë për t’u arritur pajtueshmëri për raportin përfundimtar të punës së Komisionit. Në Komision, LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë të deleguar nga dy anëtarë./Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button