Gjykata e ndëshkon pasi që e quajti Milenkon “sharlatan”

Njëzet mijë denarë gjobë duhet të paguajë aktivisiti dhe luftëtari për të drejtat e njeriut Zharko Trajanovski për ofendimin e udhëheqësit kontravers të Kanal 5, Milenko Nedellkovski, të cilin në deklaratë për televizionin A1 në vitin 2010 e quajti “sharlatan medial”. Aktgjykimi është sjellë më 29 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Trajanоvski e pranoi sot.

Në sqarimin, Gjykata Themelore Shkup 2 thekson se e gjobit Trajanovskin me 20 mijë denarë + 52.170 denarë shpenzime gjyqësore, sepse “..paditësin e ka quajtur sharlatan, që, në fakt, do të thotë njeri i pandershëm gjegjësisht mashtrues..”.

Deklarata për të cilën u akuzua Trajanovski, është dhënë si reagim i thirrjeve publike të Nedellkovskit për likuidimin e gazetarëve që nuk mendojnë njësoj, ndaj së cilës reagoi edhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button