Shqiptarët nuk lindin si më parë!

Trendi negativ i rritjes së natalitetit pas disa vitesh do të jetë shqetësues edhe për shqiptarët. Edhe pse shtimi i popullsisë me ritme negative dhe faza kritike në të cilën është futur popullsia maqedonase dhe komunat e populluara prej tyre gjatë viteve të fundit, për momentin po balancohet me moshën e re të komunave me popullsi shqiptare, numri i lindjeve nuk është si ai i disa viteve më parë, shkruan KOHA.

Ai ruan një konstante katër vitet e fundit ku në zona të caktuara ka edhe rënie. Shqiptarët nuk lindin si më parë, pohojnë në klinikat gjinekologjike, ndërsa demografët s’e përjashtojnë mundësinë që pas disa vitesh shtimi natyror i popullsisë të jetë një temë delikate edhe për pjesën shqiptare. Jo si pasojë e numrit të lindjeve, por si shkak i fluksit të madhe të emigrimit dhe kurorëzimit jashtë vendit. Demografi Agron Salihi thotë se lindjet janë një prej pikave më të forta në ruajtjen e natalitetit tek pjesa shqiptare, por ato që do të ndikojnë më negativisht në të ardhmen do të jenë martesat dhe emigrimet.

Më të rrezikuara janë Struga, Dibra, por edhe Kërçova, vëren demografi.

“Nataliteti pas disa vitesh do të fillojë të jetë problem edhe për ne. Lindjet ndoshta do të vazhdojnë në zonat rurale kryesisht, me masat e ndihmës që jep Qeveria për fëmijën e tretë, e kështu me radhë… Por në zonat urbane nuk ndodh kështu. Tendencat janë në ulje. Por më shumë sesa lindjet, nataliteti rrezikohet nga shpërnguljet që po ndodhin, emigrimet jashtë vendit, martesat që bëhen me letra. Këto shifra vijnë duke u rritur dhe janë pasoja të kushteve të këqija të jetesës, pasigurisë financiare. Më të prekura për momentin janë Struga, Dibra, Kërçova, por edhe Tetova”, thotë demografi.

Lajme të ngjashme

Back to top button