Miratohet vendimi për arrestimin e Gylenit

Në kuadër të operacionit për arrestimin e 27 personave, të cilët u ndaluan si pjesë e një hetimi me akuza për pjesëmarrje në organizatën e “strukturave paralele”, është marr vendimi për arrestimin e të dyshuarve Fetullah Gylen dhe Emre Uslu.

Në kërkesën për arrestim të kryeprokurorit të Stambollit, Irfan Fidan të dyshuarit akuzohen për “formimin dhe udhëheqjen e organizatës të armatosur terroriste, për tentim të rrëzimit të qeverisë ose pengimin e kryerjes së detyrave të saj dhe për marrjen e të dhënave sekrete shtetërore për qëllime politike dhe ushtarake”.

Në bazë të këtyre arsyetimeve gjyqtarët e Magjistraturës së 3-të të Stambollit miratuan vendimin për arrestim.

Në këtë hetim është përfshirë edhe pretendimi se janë përgjuar dhe deponuar bisedat telefonike të 101 personave në mesin e të cilëve ndodhen edhe Presidenti Erdoan dhe Kryeministri Davutollu.

Në kuadër të operacionit të mëhershëm ndaj Gylenit është shpallur urdhër arresti tjetër me akuzë se është “lideri i organizatës kriminale”. /TRT/

Lajme të ngjashme

Back to top button